Nishani: Basha manipulatori dhe grabitësi më i shëmtuar i zgjedhjeve brenda PD

Shqipëria

Nishani: Basha manipulatori dhe grabitësi më i shëmtuar i zgjedhjeve brenda PD

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 18:47
Bujar Nishani

Ish-presidenti Bujar Nishani akuzon Lulzim Bashën se ka grabitur votat brenda PD, asgjësoi votën e lirë dhe të drejtën e kandidimit në partinë e tij ku nuk ka garë. 

Pas takimit me përfaqësues të Senatit të SHBA, Basha akuzoi Ramën për manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit. 

Por për Nishanin, Basha është personi më i papërshtatshëm për të folur për standardet zgjedhore, pasi sipas tij 'ai është manipulatori dhe grabitësi më i shëmtuar i zgjedhjeve brenda PD dhe njeriu që asgjësoi votën e lirë dhe garën'.

Reagimi i Nishanit:
'Deklarata e Lulzim Bashës pas takimit me përfaqësues nga Senati SHBA, ishte kulmi i hipokrizisë dhe fyese për demokracinë amerikane dhe lirinë si dimension. Eshtë hipokrizi ekstreme, kur Lulzim Basha ju tregon shqiptarëve se ka denoncuar manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve prej Edi Ramës, ndërkohë L. Basha është manipulatori dhe grabitësi më i shëmtuar i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike. Kur L. Basha ju flet për standartet demokratike përfaqësuesve nga SHBA, ai fyen themelin e lirisë dhe dimensionin e demokracisë amerikane. Në SHBA, asnjë nuk manipulon dhe grabit votat brenda partisë së tij, askush nuk asgjeson votën e lirë dhe të drejtën e kandidimit në partinë e tij, në asnjë rast nuk asgjesohet gara, për asnjë arsye vendimet nuk merren ilegalisht dhe në dhunim të institucioneve, siç vepron L. Basha sistematikisht brenda partisë së tij'.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat