Venecia vulos 30 Qershorin/ Meta: Vendimi i Kushtetueses do shërbejë për të qetësuar ‘gjakrat' mes partive

Shqipëria

Venecia vulos 30 Qershorin/ Meta: Vendimi i Kushtetueses do shërbejë për të qetësuar ‘gjakrat' mes partive

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 20:34
Gerta Meta

Zgjedhje vendore të parakohshme nuk do të ketë dhe votimet e radhës për bashkitë do të mbahen në vitin 2023. Një konkluzion i tillë arrihet pas konkluzionit të Komisionit të Venecias në përgjigjen që i kthen Gjykatës Kushtetuese, sa i përket ankimimit të Shoqatës së Bashkive të drejtuar nga Voltana Ademi.

Përfaqësuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta, në një intervistë për Ora Neës, me gazetaren Matilda Mcini, teksa ka komentuar vendimin e Komisionit të Veneciasu, u shpreh se ky i fundit është një organizim këshillues që i bën mirë politikës në vendin tonë.

Gerta Meta: Pritshmëritë e një Komisioni siç është Venecia, janë shumë të mëdha, për vetë pefesionalizmin dhe analizën ligjore që ata bëjnë. Situata politike në vend është shumë e ashpër. Komisioni e ka thënë dhe më përpara që Presidenti i Republikës është në tejkalim të kompetencave për sa i përket pjesës vendimarrjes së tij për të dekretuar një datë tjetër.

Komisioni i Venecias është një organizim këshillues që i bën mirë politikës sidomos asaj në vendin tonë. Asnjëri nga institucionet nuk mundet qetë jenë ata aktorët që prekin Kushtetutën e vendit. Atakimi për zgjedhjet në Shqipëri është shumë i fortë dhe shumë i egër, dhe reagimet e humbësit kanë qenë edhe më të forta.

Më tej thotë se Komisioni i Venecias është ndalur edhe te bojkoti që bëri opozita në zgjedhjet e vitit 2019, ku në analizë thuhet se këto precedente duhet të shmangen.

Ajo thotë se ky moment është gjykuar drejt nga Komisioni i Venecias, duke dhënë një këshillë që palët duhet të gjejnë një konsensus.

Gerta Meta: Bojkoti që ne pamë në zgjedhjet e 2019, bëri që edhe Komisioni i Venecias në analizën e tij ka thënë se këto precedente duhet të shmangen. Ky ishte një moment që jo vetëm Komisioni i Venecias por të gjithë aktorët ndërkombëtar. Nuk duhej të krijohej ky precedent që realizimi i proceseve zgjedhore në vend të ngelej peng i vullnetit të partive politike që sa herë politike të jenë të pakënaqura të dalin e të thonë se nuk dalim të garojmë. Ky moment është gjykuar drejt nga Komisioni i Venecias, duke dhënë një këshillë e mirë që palët të ulen të gjejnë konsensusin, të gjejnë gjuhën dhe në fund të fundit të marrin pjesë të gjitha këto diskurse të forta politike. Ne akoma jemi në etikimin që në Shqipëri është zhvilluar një masakër elektorale.

Meta shprehet sse vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të shërbejë për të qetësuar ‘gjakrat’ mes partive.

Gerta Meta: Gjykata Kushtetuese nuk mund të merret me vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale nuk e ka në tagër, por kjo nuk  do të thotë se Gjykata Kushtetuese nuk mund të merret me legjislacionin për zgjedhjet. Është një moment që të gjithë e presim se cila është ekspertiza që Gjykata Kushtetuese do të japë një vendimarrje e cila do t’i shërbejë jo vetëm praktikës legjislative por edhe për të qetësuar ‘gjakrat’ mes partive politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat