Floriana Garo erdhi me bujë si zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.
Ajo është shkëputur aktualisht nga PD, ndërsa jep përshtypjet e veta për mënyrën se si funksiononin gjërat atje.
“Tek eksperienca ime e shkurtër në PD kam vënë re një mbyllje, se gjithçka do të ishte mes kryetarit dhe njerëzve të tij të afërt. Unë që isha zëdhënëse aty...”, deklaroi Garo gjatë një interviste të dhënë në Opinion.
Ajo thotë brenda partisë mungonte ekipi.
“Kisha idenë që gjërat do bëheshin më shumë në ekip dhe kam parë një mbyllje, jo një hapje, jo transparencë me ekipin e fushatës. Si do bëhen gjërat, cila do të jetë strategjia. Unë nuk kam pasur asnjë lloj telefonatë pas fushatës”, tha ajo.