Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm (15 teor) në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë.
Një makinë është përplasur me kolonën e betonit, pasi shoferi ka humbur kontrollin e mjetit.
Nga përplasja e fortë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit E.C, 43 vjeç banues në Kamëz. Mësohet se viktima ka qenë i vetëm në makinë në momentin që ka ndodhur aksidenti i rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.