Takimi ‘kokë më kokë’ mes Blinken dhe Borrell, reagon Kim dhe përcjell mesazhin e fuqishëm për Shqipërinë:

Shqipëria

Takimi ‘kokë më kokë’ mes Blinken dhe Borrell, reagon Kim dhe përcjell mesazhin e fuqishëm për Shqipërinë:

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 09:40
Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar lidhur me takimin mes Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme e Çështje të Sigurisë, e njëkohësisht Nënpresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell që u zhvilluar në Washington.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se Blinken theksoi nevojën për të ecur përpara në bisedimet e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Sekretari amerikan i Shtetit Antony J.Blinken i shprehu përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme e Çështje të Sigurisë, e njëkohësisht Nënpresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për perspektivën evropiane të BB dhe angazhimin ndaj procesit të zgjerimit.

Blinken theksoi nevojën për të ecur përpara në bisedimet e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian,”- shkruan Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat