A ka pazar për zgjatjen e vetingut? Rama mesazh Bashës: Kush i bie ndesh reformës i bie ndesh SHBA e BE. Për të tjerat ulemi

Shqipëria

A ka pazar për zgjatjen e vetingut? Rama mesazh Bashës: Kush i bie ndesh reformës i bie ndesh SHBA e BE. Për të tjerat ulemi

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 10:18
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur për vijimin e reformës në drejtësi ndërsa i kujtoi kundërshtarit politik, Lulzim Basha se kjo nuk është kërkesë partiake por historike dhe  se kush i bie ndesh reformës në drejtësi i bie ndesh aleancave strategjike dhe të ardhmes së vendit. Për çështje të tjera Rama u shpreh I gatshëm të ulet në tryezë të diskutojë me Bashën.

Rama pati një prononcim për gazetarët në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS.

A ka pazar mes Ramës dhe Bashës për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut?

Zgjatja e mandateve të organeve të vetingut  është domosdoshmëri e cila e ka treguar se sa i vyer është për pastrimin e llumit nga sistemi i drejtësisë dhe nxjerrjen në pah të njerëzve me integritet dhe ky proces nuk mund të ndërpritet. Reforma në drejtësi është reformë e bazuar tek një partneritet shumë I ngushtë me partnerët tanë SHBA e BE. Këtu besoj se vija është shumë e ndarë

Dje bëtë një ofertë për bashkëqeverisje?  Ishte e sinqertë?

PS është në proces reflektimi. Këto na kanë ndihmuar të kuptojmë se përmirësimi është domosdoshmëri.

Ne jemi sot përsëri në qeveri si një forcë e vetme, por nuk do të harrojmë për asnjë moment se në qeveri ne nuk na kanë sjellë thjesht votat e anëtarësisë sonë por votat e shumicës. Dhe atyre do I japim shansin të përfshihen në partitë politike.

A do nisni negociata me PD-në për të siguruar votat për reformën në drejtësi?

“Reforma në drejtësi nuk është diçka për tu negociuar por për tu kryer dhe besoj se në këtë pikë kthim mbrapa nuk ka qëndrim vend numëro nuk ka. Kush i bie ndesh reformës në drejtësi i bie ndesh aleancave strategjike dhe të ardhmes së vendit”

A do ketë mundësi të diskutohen dhe të tjera?

"Reforma në drejtësi nuk është kërkesë partiake, por historike. Të tjerat janë të gjitha çështje që mund të diskutohen. Ne jemi gati të diskutojmë çdo gjë me PD-në por njëra me tjetrën nuk kanë lidhje fare”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat