Pas ditëve të ftohta dhe me shi, fundjava pritet të sjellë rritje të temperaturave dhe ditë me diell.
Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, të shtunën moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në zonat malore të vendit në mesditë do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Ditën e diel moti parashikohet me alterine kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiut pritet të jenë prezente në jug të vendit por me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/s, kryeisht ditën e shtunë.
Në fushën termike pritet qe të kemi rritje graduale në të dyja vlerat.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/15/auto_-640-0-6169dd13becb71634332171.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/15/auto_-640-0-6169dd13edd6d1634332173.jpg)