Jozefina Topalli ka treguar në një intervistë për Ora News se pse vendosi që betejën e saj politike ta zhvillonte jashtë PD-së dhe jo brenda saj.
Topalli: Sepse nuk kisha asnjë hapësirë dhe Berisha ishte në anën e Lulzim Bashës në atë periudhë. Mua më nxorën nga forumet dhe forumet nuk mblidheshin dhe nuk kisha më ku të flisja.Kam bërë çdo gjë që mund të bënte një njeri që ka qenë nënkryetare e PD për rreth 20 vite.
Për gazetarin Arnold Kariqi ajo u shpreh se largimi i saj dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të Berishës u bë me një vendim personal të Bashës në 12 të natës.
Topalli: Nuk jam larguar por na kanë larguar në mënyrë të paligjshme me një vendim personal në 12 të natës. Berishës i kam thënë se Lulzim Basha po rrëzonte çdo parim, çdo përfaqësim brenda forcës tonë politike.
Yuri Kim i është përgjigjur sot deklaratave të Sali Berishës se shpallja non grata i tij nga DASH vjen për shkak të lobimit të Xhorxh Soros.
Sipas saj vendimi është marrë sekretari Blinken dhe është i panegociueshëm.
Topalli: Kam thënë që është një vendim politik dhe për mua i padrejtë sakohë që nuk shoh asnjë fakt. Besoj se koha ka për të sqaruar çdo gjë dhe uroj që koha të sqarojë çdo gjë dhe të ndryshojë situatat.
E pyetur nëse ky vendim mund të jetë ndikuar nga qeveria Rama apo edhe segmente brenda opozitës, ajo u përgjigj:
Topalli: Në intervistat e tij Rama ka disa tekste dhe nëntekste që edhe mund të interpretohen dhe nuk përjashtoj asgjë.