Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë në rrjete sociale një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur, Artjan Tepelena.
Në fjlaët e tij Basha teksa evidenton cilësitë e vyera të gazetarit, i shpreh ngushëllimit e sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit.
“Ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur, Artjan Tepelena! Koronavirusi e ndau dhimbshëm nga familja, miqtë, kolegët, duke ndërprerë një karrierë të gjatë e të respektuar.
I jam pranë familjes, të afërmve dhe kolegëve gazetarë, që fatkeqësisht, për shkak të pandemisë kanë humbur miq e bashkëpunëtorë të shumtë të shtypit të shkruar dhe televizionit. U prehtë në paqe!"