Në derën e familjes Osmënaj, policia kishte shkuar disa herë. Shkak i vizitës së bluve të komisariatit nr.6 ishin denoncimet e shumta të banorëve të këtij pallati, pasi Klodian Osmënaj e dhunonte dhe grindej shpesh herë me nënë e tij 62-vjecare Hava Osmënaj, e cila mbeti viktimë e tRagjedisë së mëngjesit të djeshëm.
Edhe pse e moshuara dhunohej vazhdimisht nga djali i saj ajo asnjëherë nuk kishte kërkuar urdhër mbrojtje, apo të kishte bërë kallëzim në polici për dhunë në familje.
Mësohet se viktima e tragjedisë së djeshme edhe pse dhunohej nga djali nuk nuk kish pranuar që të pajiset me urdhër mbrojtje edhe kur i ish ofruar, pasi sipas saj djali i saj agresiv dhe me probleme mendore kishte nevojë për përkujdesjen e saj.
Ndërkohë mësohet se ekspertët pas mbledhjes të të gjithë provave në banesën e shkrumbuar është në pritje të përgjigjes së ekspertizës për të mësuar vatrën e parë të zjarrit.
Në pamundësi për të dalë nga dera, Hava Osmënaj, 62-vjeçe dhe Klodjan Osmënaj, 36-vjec, në caste paniku, u hodhën nga ballkonj për t’u shpëtuar flakëve, ku Havaja, humbi jetën ndërsa djali i saj ndodhet në spital.