Policia greke kapi 256 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Policia pikasi në Igumenicë një automjet i cili vinte nga kufiri gjelbër dhe i ka bërë shenjë ndalese, por drejtuesi ka shtuar shpejtësinë.
Forca të shumta jane vene ne ndjekje te tij dhe kane arritur ta ndalojne perfundimisht ne Preveze, ku u ndalua shoferi, shtetas grek.
Brenda ne mjet u gjeten 8 çanta me 42 pako qe permbanin 256 kg 310 gram marijuane.
Brenda ne mjet dhe ne banesen e shoferit u gjeten edhe dy pako te vogla me 6.9 gram heroine. Si bashkepunetor eshte arrestuar edhe nje shtetas tjeter grek i cili eshte kapur Aitiloakarnania, ne bashkepunim me policine e Amfiloxias.