Vrasje në Peqin

Shqipëria

Vrasje në Peqin

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 12:43
Ilustrim

Një 45-vjeçar është gjetur i vrarë Peqin.

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat