Detaje të reja janë zbuluar nga 45-vjeçari që u gjet i pajetë në lagjen Çezmë të Peqinit, ndërsa “Panorama” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Dyshohet që vrasja të jetë kryer dje në mbrëmje. “News 24” raporton se viktima ka marrë dy plagë nga të shtënat me armë zjarri, një në shpinë dhe një brinjë.
I ndjeri nuk është identifikuar ende nga policia, por nuk raportohet të jetë banor i zonës.
(13:00) Një 45-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në rrethana të paqarta në qytetin e Peqinit.
Mësohet se viktima është gjetur në lagjen Çezmë, afër lumit Shkumbin. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë që kanë nisur hetimet mbi rastin.
Nuk dihet ende identiteti i 45-vjeçarit dhe rrethanat se si ka humbur jetën.
NJOFTIMI
Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.