Tërmeti i fortë ndihet në disa qytetet të vendit, qytetarët të frikësuar dalin jashtë banesave, ja ku ishte epiqendra

Shqipëria

Tërmeti i fortë ndihet në disa qytetet të vendit, qytetarët të frikësuar dalin jashtë banesave, ja ku ishte epiqendra

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 22:23
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 22:43) - Tërmeti është ndjerë 52 km në veriperëndim të Tiranës dhe 6 km në verilindje të Lezhës.

Tërmeti ishte i magnitudës 5 të shkallës rihter, me qendër në Lezhë, por është ndjerë edhe në Tiranë dhe zonat përreth.

Nuk dihet ende nëse ka dëme apo të lënduar, por raportohet se lëkundjet janë ndjerë shumë në Lezhë, ku njerëzit të panikosur kanë dalë jashtë shtëpive të tyre.

***

Një tërmet ka lëkundur disa qytete të vendit këtë mbrëmje të sotme.

Mësohet se lëkundjen janë ndjerë në Lezhë, fushë Krujë, Durrës, Shkodër dhe Tiranë.

Ndërsa, sipas informacioneve paraprake mësohet se magnituda ka qenë 5 e shkallës rihter.

Ndërkohë epiqendra ka qenë rreth 6 km larg qytetit të Lezhës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat