Shi dhe diell/ Ja parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Shqipëria

Shi dhe diell/ Ja parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Java që sapo ka nisur parashikohet të jetë një tjetër javë “tipike” e vjeshtës, me mot me vranësira, por edhe ditë me diell.

Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e sotme ( e Hënë) moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale të herëpashershme me diell.

Në zonën e jugut do kemi reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar, ndërsa në zonën e qendrës, reshjet do jenë me intensitet të ulët dhe kryesisht orët e drekës.

Duke nisur nga dita e Martë deri dhe në mesditë të ditës së Enjte vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët pa munguar vranësirat kalimtare. Gjatë ditës së Enjte pas orëve të mesditës nis depërtimi i vranësirave ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugperëndimit parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët.

Java mbyllet me ditën e Premte me mot me vranësira të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash në të gjithë territorin.

Në orët e vona të mbrëmjes në veriperëndim dhe jugperëndim intensiteti i reshjeve deri i lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat