Avokati Ylli Manjani ka bërë një tjetër reagim për situatën në PD, ku shkruan se ka demokratë që në kafene nuk lenë gjë pa thënë për kryetarin e tyre, por publikisht thonë të kundërtën.
“Mirëpo publikisht thonë krejt të kundërtën..! Jam i sigurtë se sapo të fillojë largimi i kryetarit që mbrojnë në publik, do jenë po këta që do flasin me gjuhen e sotme të kafenesë…”, shton më tej Manjani.
Postimi i Manjanit:
Janë disa kryetarëkratë, që në kafene nuk lenë gjë pa thënë për kryetarin e tyre. Ata madje thonë se “nuk mbahet më ky humbës kryetar”. Vijojnë me tej “Berisha është burrë. Foltorja e tij është gjigande”…. Etj, etj, etj…
Mirëpo publikisht thonë krejt të kundërtën..!!
Jam i sigurtë se sapo të fillojë largimi i kryetarit që mbrojnë në publik, do jenë po këta që do flasin me gjuhen e sotme të kafenesë…
Hajt më!
Politikë hesapi…