Është ndarë nga jeta nëna e publicistit të njohur, Fatos Lubonja, Liri Lubonja.
Liri Lubonja ishte gazetare dhe historiane në Shqipërinë komuniste.
Ajo ishte e martuar me Todi Lubonjën, i cili, në vitin 1973, u shkarkua nga posti i drejtorit të televizionit dhe u dënua me 15 vite burg.
Liri Lubonja jetoi 17 vite në internim pas arrestimit të bashkëshortit.
Liri Lubonja është krijuesja e disa veprave letrare, si “Larg dhe mes njerëzve”, “Kujtime internimi 1973-1990“ dhe “Kohët e reja, kujtimet e vjetra“.