Studentët janë kontrolluar në hyrje të Fakultetit të Ekonomisë nëse janë vaksinuar apo kanë kryer testin e COVID-it, me nisjen e vitit të ri akademik.
Një roje ka kontrolluar çdo student në hyrje nëse është pajisur me dokumentin përkatës.
Studentët që kanë kundërshtuar hapur rregullat e vaksinimit me detyrim kanë paralajmëruar protesta, deri në heqjen e masave.
Edhe në fakultete të tjera në vend studentët kanë kundërshtuar rregullat e vendosura, ndërsa janë bërë edhe lëshime duke i lejuar që të hyjnë në godinë.