Dështimi i farës së domates/ Vojo Bregu nxjerr shkresën e Ministrisë së Bujqësisë: Thotë se e kanë fajin fermerët

Shqipëria

Dështimi i farës së domates/ Vojo Bregu nxjerr shkresën e Ministrisë së Bujqësisë: Thotë se e kanë fajin fermerët

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 12:07
Dështimi i farës së domates/ Vojo Bregu nxjerr shkresën e Ministrisë së Bujqësisë: Thotë se e kanë fajin fermerët

Ish-Sektretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Vojo Bregu ka publikuar një dokument që ky institucion u ka dërguar fermerëve duke i bërë ata përgjegjës për dështimin e farës së domates.

Pas ankesave të fermerëve, Ministria e Bujqësisë ka hartuar një raport dhe ua ka dërguar. Sipas Bregut, ky raport është hartuar nga një person në konflikt të pastër interesi.

Shkruan Vojo Bregu 

Ministria me një shkresë paçavure, pa kokë, pa firmë i ka dērguar fermerëve një raport, ku dilet në konkluzionin që fajin për dështimin e farës së domates, e paskan pasur fermerët. Ky raport është hartuar nga një person në konflikt të pastër interesi.
• Së pari, drejtuesi i raportit rezulton bashkautor studimesh shkencore, në më shumë se 3 raste me vëllain e pronarit të firmës që ka sjellë farën e domates. Vetëm ky fakt e bën të pabesueshëm këtë raport.
• Së dyti, si shpjegohet fakti që në të njëjtën serë, nga filmimet e fermerëve, rezulton se vetëm fara ” Ozgan” është me probleme, kurse një farë tjetër vetëm 60 cm larg, në të njëjtën serrë është zhvilluar normalisht??? Pra as faji i tokës, as i ujit, as i diellit.
• Së treti, një pyetje e bërë nga specialistë. Për cilësinë e farës bëhen analiza patologjike( këto që janë bërë nga komisioni) apo analiza gjenetike, që as nuk kanë marrë mundimin ti bëjnë??
Fermerët presin pērgjigje nga ministria e Bujqësisë sot. Nesër do jetë vonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat