"Shqipëria që duam", e krijuar si platformë ku paraqiteshin ankesat, tashmë do të veprojë e organizuar në ligj.
Në Komisionin e Ligjeve, mazhoranca e konsideroi si një formë bashkëqeverisje ku çdo kush mund të marrë pjesë madje dhe për të diskutuar projektligjet.
Në agjenci do të angazhohen 25 punonjës që do të marrin në shqyrtim ankesat.
Deputeti Saimir Korreshi gjatë diskutimeve kishte dyshimet e tij nëse këta 25 punonjës janë në gjedje të mbulojnë të gjithë sektorët
Saimir Korreshi: Le të rrijë portal. Nuk zgjidhim dot asgjë. Pse të bëjmë ligjin? Po deshe e bëjmë dhe bashkëbisedim por është bashkëqeverisje. Meqë do të bashkëqeverisësh me mua… Më lër unë nga fshati jam tu them atyre.Keni ju stafin e duhur, ka patronazhistë që mbulojnë gjithë sektorët? Po ka jemi në rregull.