Jack Posobiec, një gazetar dhe aktivist politik republikan, i njohur për afërsinë e tij me Presidentin Donald Trump dhe familjen e tij, ka postuar sot dy statuse në Twitter me fotot e Edi Ramës dhe Xhorxh Soros.
Në statusin e parë, ai ka publikuar një foto të postuar nga Rama me mikun e tij George Soros.
Ndërsa në të dytën ka publikuar foton e një Twitteri të gazetares Mollie Hemingway, kontribuuese e FoxNews.
Në postimin saj, gazetarja ka shpërndarë një link për një rast, ku një prokurore e lidhur me Xhorxh Soros ka dënuar një baba, vajza e të cilit ishte përdhunuar në shkollë.
Për këtë ngjarje, Posobiec i bën një pyetje Edi Ramës:
Hi @ediramaal! You gonna talk to your precious friend about this? pic.twitter.com/qWw1Ht03Yq
— Jack Posobiec 🇺🇸 (@JackPosobiec) October 18, 2021
‘Përshëndetje Edi Rama! A do ta bisedosh me mikun tënd të çmuar këtë rast’, shkruan në Twitter gazetari dhe aktivisti politik republikan Jack Posobiec