E futi në kurth një vajzë? Si u ekzekutua “kinezi”, ish-anëtar i bandës së Lushnjës

Shqipëria

E futi në kurth një vajzë? Si u ekzekutua “kinezi”, ish-anëtar i bandës së Lushnjës

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 17:25
Alban Semaku

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin mafioz të ish-anëtarit të bandës së Lushnjës, Alban Semaku në Peqin. Kujtojmë se 38-vjeçari që njihej edhe me emrin Elton Kinezi u gjet i vrarë me armë zjarri ditën e diel pranë lumit Shkumbin.

Bëhet me dije se Semaku dyshohet se është nxjerrë në pritë nga persona që nuk janë identifikuar. Po i njëjti burim theksoi se personi që e ka nxjerrë në pritë, duke e çuar në vendin që u ekzekutua sipas të gjitha gjasave ka qenë i njohur i tij. Nuk përjashtohet mundësia që në drejtimin e makinës që dërgoi Semakun pranë lumit Shkumbin të ketë qenë një femër.

Në momentin që ka mbërritur në vendin ku u gjet i vdekur, 38-vjeçari është përballur menjëherë me autorët të cilët dyshohet të kenë qenë të fshehur në shkurret ku u gjet i pajetë.

Ndërkohë, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, por dhe nga dinamika e ekzekutimit dyshohet që viktima ka tentuar të largohet duke kaluar murin, por nuk ka mundur. Kjo vërtetohet nga këqyrja e vendit të ngjarjes ku janë konstatuar njolla të shumta gjaku në një distancë të gjatë çka bën që grupi hetimor t’i mëshojë këtij varianti. Nga dëshmitë e banorëve të zonës nuk janë dëgjuar të shtëna çka ngre dyshime të forta se autorët kanë qëlluar me një armë me silenciator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat