Vendi ynë është tronditur sërish mbrëmjen e sotme.
Një tërmet me magnitudë 3 i shkallës Rihter është regjistruar në Gjirokastër.
Sipas të dhënave mësohet se thellësia ka qenë 14 km teksa lëkundja ndodhi në orën 20:00.
Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale ndonëse goditja ka shkaktuar frikë te banorët.
Ky është tërmeti i dytë në Shqipëri brenda pak ditëve, pasi të dielën u regjistrua një tjetër lëkundje e fortë, 4.5 Rihter në Lezhë, që shkaktoi dëme të vogla.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/19/auto_-640-0-616f0cf1d75b81634668581.jpg)