Pas progres-raportit të KE-së për Shqipërinë, Rama konferencë me ambasadorin e BE-së

Shqipëria

Pas progres-raportit të KE-së për Shqipërinë, Rama konferencë me ambasadorin e BE-së

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 08:25
Luigi Soreca dhe Edi Rama

Një ditë pas zbardhjes së progres-raportit të Këshillit Europian për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca do të zhvillojnë një konferencë për median. Konferenca pritet të zhvillohet në kryeministri.

Sot po ashtu do të zhvillohet edhe takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE). Në këtë takim do të prezantohet “Raportit Vjetor i Komisionit Europian për Shqipërinë”. Fjala përshëndetëse do të mbahet nga Kryetarja, Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla.

Më pas fjalën do e marrin, Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me Bashkimin Europian, për të informuar anëtarët dhe të ftuarit e përherëshëm të KKIE mbi hapat për ndjekjen e rekomandimeve të këtij Raporti.

Një ditë më parë Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të hyrë në BE. Komisioneri ka theksuar se Shqipëria ka arritur rezultate të dukshme me reformat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat