Komiteti i Ekspertëve vendos nesër nëse do të miratohet doza e tretë e vaksinës

Shqipëria

Komiteti i Ekspertëve vendos nesër nëse do të miratohet doza e tretë e vaksinës

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu nga Shkodra ka konfirmuar para gazetarëve se Komiteti i Imunizimit ka rekomanduar futjen në protokolle të dozës së tretë të vaksinës për koronavirusin.

Manastirliu bëri të ditur se ky komitet ka këshilluar jo vetëm dozën e tretë, por edhe uljen e fashës së moshës për vaksinim. Pra rekomandohet vaksinimi i personave mbi 16 vjeç dhe i atyre mbi 12 vjeç nëse kanë probleme shëndetësore.

“Është mbledhur Komiteti Teknik i Vaksinimit përgjatë fundjavës së shkuar, të cilat kanë diskutuar dhe kanë rekomanduar vendosjen në protokolle të dozës së tretë ose dozës booster, kanë rekomanduar edhe uljen e fashës së moshës për vaksinim, plus 16 vjeç. Kanë rekomanduar edhe vaksinimin plus 12 vjeç por vetëm për ata fëmijë që kanë problematika  këto rekomandime që kanë dalë nga komiteti i vaksinimit do të diskutohen ditën e nesërme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Do të kemi edhe një njoftim për vendimet që do të marrë ky komitet.”

Tashmë pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të mblidhet nesër dhe të vendosë nëse rekomandimet e Komitetit të Imunizimit do të marrin dritën jeshile.

Pas marrjes së vendimit, ministrja bëri të ditur se vendimet do t’i komunikohen publikut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat