Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen ndaj grupit te Talo Celës, të akuzuar për dy ngjarje kriminale me 4 viktima.
Në gjykim ka kaluar dosja për Besian Xhixha, Enver Diva, Altin Ndoci dhe për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Klevis Alla.
Për te pandehurit Talo Cela dhe Nuredin Dumani gjykata pezulloi me një vit çështjen, për shkak se ata ende nuk janë arrestuar.
Të pandehurit akuzohen për vrasje e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia dhe Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia.
Talo Çela është i akuzuar për 5 vepra penale, mes tyre, për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, në dëm të viktimave Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia.
Gjithashtu Çela, i cili është në arrati, akuzohet edhe për tentativën e vrasjës me paramendim ndaj Irfan Hazizit.
Pas atentatit te dy vellezerve Haxhia, prokuroria bashkoi dy dosjet, te Haxhiajve dhe te dy te rinjve qe u ekzekutuan ne 2 mars 2020, pasi vëllezërit Haxhia kishin njohje dhe marrëdhënie miqësore me dy viktimat, Shkoza dhe Avdia.
Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia u ekzekutuan më pak se 1 km nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, me të njëjtën mënyrë e mekanizëm.