A po e kolapson PD SPAK-un? Flet Rrushaj

Shqipëria

A po e kolapson PD SPAK-un? Flet Rrushaj

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 12:32
Kryetari i grupit të PD-së, Alfred Rrushaj

Kryetari i grupit të PD-së, Alfred Rrushaj ka komentuar amendamentet e dorëzuara nga opozita për ndryshimet kushtetuese.

Pas pyetjes së gazetares së Top Channel, Elda Menga, nëse PD po e kolapsin SPAK-un me kërkesën për Vettingun e politkkanëve, pas ngarkesës së madhe që kanë shprehur, Rrushaj tha se nuk ka asnjë kundërshtim me Kushtetutën kërkesa e PD-së.

Sipas tij, SPAK nuk duhet të mbingarkohet dhe  duhet t’i jepen burimet e nevojshme.

“Në Kushtetutë ka vetëm një minimum të numrit të prokurorëve të SPAK që sot janë tek 15 prokurorë ajo çfarë duhet bërë është që t’i japim burimet e nevojshme si njerëzore, infrastrukturore, financiare që të mos mbingarkojnë edhe ta, të shtohen por kjo është e para tenike dhe e dyta nuk ka asnjë ndalim në Kushtetutë”, tha Rrushaj.

“Basha është shprehur qartë se cili është qëndrimi. Ne kemi rezerva me punën e SPAK dhe nuk kemi lëvizur nga ai qëndrim. Po investojmë, nuk kemi asgjë për të fshehur pavarësisht se kush e ven Vetingun e politikanëve. Prokurorët që do të merren dhe do të duhet të bëjnë vendimmarrjen publike. Standarti do të jetë publik”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat