Ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehet se mandati i organeve të vettingut duhet zgjatur.
“Takova sot ambasadori e OSBE, Vincenzo Del Monaco, për të diskutuar një sërë çështjesh.
Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e IMO -së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut.
Gjithashtu pajtohen që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR mbi zgjedhjet,” shkruan Kim në një postim në rrjetet sociale.