Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë-Thumanë.
Një 28-vjeçar me mjetin e tij ka përplasur një këmbësor, cili ëhstë transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Me datë 21.10.2021, rreth orës 18:15, në aksin rrugor Tapizë-Thumanë, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 28 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. K., këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.