Prindërit në Shqipëri kanë qëndrime pro dhe kundër vaksinimit anti-COVID tek fëmijët.
Për Euronews Albania disa prej tyre kanë deklaruar se janë kundër injektimit të fëmijëve, pasi nuk kanë informacionin e duhur për vaksinat dhe besojmë më shumë tek imuniteti natyror.
“Jam kundër patjetër. Nuk është logjike që një fëmijë të vogël ta vaksinosh sepse imuniteti natyror është dyfish më i fortë sesa vaksina. Kjo vërtetohet edhe shkencërisht”, u shpreh një prind.
“Jam kundër. Kam frikë nga efektet anësore”, theksoi një tjetër.
Por, ka edhe nga ata prindër që duan të injektojnë fëmijët e tyre.
“Jemi pro edhe tani edhe fëmijët të jenë të mbrojtur nga COVID-19”, u shpreh një nënë.
Autoritetet shëndetësore shqiptare ende nuk kanë marrë një vendim për miratimin e injektimit të grup-moshës nga 12-17-vjeç.