OSHEE ka zhvilluar nje aksion kundër vjedhjes së energjisë elektrike në Krujë, nderkohe kane nisin hetimet për 5 persona.
Nga operacioni në Krujë, u zbulua një laborator kriptomonedhash në një ambient të thënë me qira. Për laboratorin e bitcoinit u procedua penalisht pronari i objektit F.M, pasi makineria nuk figuron ne emrin e asnjë personi.
Të gjitha rastet janë konstatuar nga OSHE pas kontrollit në 250 subjekte private, për të cilat kanë mbërritur denoncime në policinë e shtetit.
Që prej shpalljes së krizës energjitike në vendin tonë, ku çmimet e blerjes në bursën ndërkomvëtare janë rritur ndjeshëm, OSHEE së bashku me Policinë janë fokusuar në disa aksione në të gjithë vendin për të identifikuar lidhjet e paligjshme dhe subjekte biznesi që kanë ndërhyrë në linja për të vjedhur energjinë elektrike.