Komiteti i Ekspertëve sot ka marrë 3 vendime të rëndësishme në lidhje me vaksinimin e qytetarëve shqiptarë kundër COVDI-19.
-Komiteti ka vendosur që personat mbi 60-vjeç dhe që kanë marrë dy vaksinat COVID-19 të marrë dozën e tretë të vaksinës, 6 muaj pasi është aplikuar doza e dytë.
-Komiteti ka vendosur të ulë moshën e vaksinimit në 16-vjeç duke i ftuar ata të marrin dozën e parë
-Komiteti sugjeron që fëmijët 12-15 vjeç dhe që vuajnë nga probleme shëndetësore, të vaksihen
-Masat anti COVID-19 të aplikuara deri më sot nuk do të ndryshojnë për shkak të raporteve negative nga rastet dhe vdekjet.
Komiteti Teknik i Ekspertëve: Covid-19 dëmton, vaksina nuk dëmton. Bashkitë të cilat kanë mbulesë të lartë vaksinale është bashkia e Gjirokastë, Bashkia e Tepelenës, Bashkia e Pukës dhe disa bashki të tjera në veri dhe në jug të vendit.
Niveli i masave shtrëngyuese do të mbetet sërish i njëjtë. Ajo që kërkon Komiteti Teknik është zbatimi rigoroz i tyre.
Komiteti vendos që personat që janë mbi 60-vjeç dhe kanë bërë dy vaksinat ftohen të bëjnë dozën e tretë, 6 muaj pas aplikimit të dozës së dytë. Fëmijët nga mosha 16 vjeç e sipër sugjerohen të vaksinohen në miratim të prindërve. Fëmijët nga mosha 12 në 15 vjeç që vuajnë nga probleme shëndetësore, sugjerohen të vaksinohen kundër COVID-19.