Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministrja për Rininë dhe Fëmijët në Shqipëri, Bora Muzhaqi, deklaroi se në fokus do të jetë zgjidhja e problematikave të laboratorëve nëpër shkollat dhe universitetet e vendit.
Ajo tha se do të ketë një buxhet për koduesit e rinj në lëndën e informatikës si dhe buxhet për aktivitetet që do të zhvillohen në Tiranë gjatë këtij viti.
Bora Muzhaqi: "Për herë të parë kemi vendosur në dispozicion një fond në dispozicion të politikave për fëmijët. Sot do i japim zgjidhje një prej problematikave, laboratorëve.
Kemi vendosur të vendosim laboratorët e teknologjisë dhe të shkencave. Projekt i veçantë është edhe për pjesën e arteve dhe zejeve që do përfshijë dhe pjesën sportive dhe redaktimin formatit të informatikës. Po punojmë për një program për koduesit e rinj. Pritet që vitin tjetër të ketë rreth 1 mijë kodues për të cilën është alokuar dhe një projekt i veçantë. Do kemi në Tiranë Qendrën Kombëtare Kulturore e fëmijëve. Kemi alokuar një buxhet që do të përdoret për të kryer aktivitetet".