Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë takimit në Berat se javën e ardhshme do të shpallë datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa nuk përjashtoi rikandidimin për kryetar të PD.
E gjithë kjo përpjekje është që ju të zgjidhni kryetarin.
Sali Berisha në mënyrë të padiskutueshme është i hapur siç kam deklaruar në datën 20 maj për çdo detyrë në harkun Kushtetues, përfshirë edhe kryetar i PD. I përket anëtarësisë të zgjedhë kryetarin e saj.
"Javën që vjen do të shpall datën e mbledhjes së Kuvendit dhe do të mblidhemi të sigurt në të drejtën tonë”, u shpreh Berisha.