U rrëzua aksidentalisht në pus, ndërron jetë 80-vjeçari në Vlorë

Shqipëria

U rrëzua aksidentalisht në pus, ndërron jetë 80-vjeçari në Vlorë

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një pus në fshatin Nartë të qytetit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 17:00.

Forcat blu bëjnë me dije se pusi ku u rrëzua i moshuari i identifikuar me inicialet K.K., ndodhej në oborrin e banesës së tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat