Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Nartë të Vlorës.
Policia njofton se një i moshuar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në mënyrë aksidentale në pusin e shtëpisë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për 80-vjeçarin me iniciale K.K, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi i plotë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Nartë, Vlorë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një pus, në oborrin e banesës së tij, shtetasi K. K., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.