Komentuesi i bën pyetjen provokuese, kryeministri Rama i përgjigjet ‘flakë për flakë’

Shqipëria

Komentuesi i bën pyetjen provokuese, kryeministri Rama i përgjigjet ‘flakë për flakë’

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 08:20
“Po flamuri shqiptar ku është e mori era?” shkruan një komentues

Kryeministri Edi Rama së bashku me disa ministra ditën e djeshme mbërritën në Egjipt, ku po zhvillojnë një vizitë zyrtare.

Rama kur mbërriti të aeroportin e Kajro u mirëprit nga një ceremoni zyrtare, por ajo që ra në sy dhe që u komentua është se teksa zhvillohej ceremonia flamuri shqiptar nuk dukej asgjëkund.

E nuk kishte si kjo të mos komentohej edhe në faqen e kryeministrit Rama.

“Po flamuri shqiptar ku është e mori era?” shkruan një komentues në faqen e kreut të qeverisë.

Kryeministri ka reaguar menjëherë duke i dhënë edhe përgjigjen komentuesve.

“Ke parë ndonjëherë në vizitat e shtetasve të huaj në Shqipëri të vendoset flamuri i tyre në ceremoninë ushtarake të mirëseardhjes? Jo, sepse askund nuk vendoset, rregull elementar kudo në botë”, sqaron kryeministri Rama.

 
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat