Policia ka vënë në pranga shtetasin Rigels Kushe i cili ditën e djeshme shkaktoi aksident me mjetin e tij duke përfunduar jashtë rruge dhe i përmbysur.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur dhe pasagjeri i mjetit.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip Peugeot, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë rrugës.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit R. K. dhe pasagjeri, shtetasi S. C., 44 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të shtetasit R. K. i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.