Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në vend, vrasjes në Fier dhe grabitjes në Krujë. Në një postim në “Facebook”, Salianji shkruan se askush nuk ndihet i sigurt dhe se këto ngjarje tregojnë mungesën e çdo lloj frike nga shteti.
Sipas tij qeveria duhet të mbajë përgjegjësi, teksa krahas pasigurisë sociale-ekonomike, shqiptarët nuk kanë as siguri publike.
POSTIMI I PLOTË
Për fat të keq gjendja e rendit publik degradon çdo ditë e më shumë!
Askush nuk ndihet i sigurt për familjen, biznesin, fëmijët. Vrasjet e tipit mafioz si ajo në mes të qytetit në Fier janë shtuar, tmerri i ngjarjes së Krujës vendos kujën për gjithçka i ka ndodhur familjes së një biznesmeni, tregon mungesën e çdo lloj frike nga shteti!
Qeveria i përdor këta llumra në zgjedhje dhe ata sot ndihen zotër të vendit që mund te prodhojnë gjithçka përtej imagjinatës!
Qeveria jo vetëm është e paaftë të mbrojë jetën, pronën dhe rendin por reagimet e saj janë të vobekta duke i kaluar ngjarjet si normalitet
Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi, krahas pasigurisë social-ekonomike, shqiptarët sot nuk kanë as siguri publike!