Një aksident është shënuar këtë të diel pasdite në aksin rrugor Laç- Mamurras.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Për momentin, nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa në autostradë është krijuar trafik i rënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.