Shkëputen dritat, cilat zona të Tiranës do të jenë nesër pa energji

Shqipëria

Shkëputen dritat, cilat zona të Tiranës do të jenë nesër pa energji

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se ditën e nesërme do të ketë shkëputje të energjisë në disa zona të Tiranës në intervalin kohor 11:00 – 13:00

Në nënstacionin Traktora do të kryhen punime në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit.

Pa energji do të mbeten pjesërisht Kodra e Priftit, Shkozë, zona pranë Depos së Ujit, Rruga “Todi Shkurti” (prane pallateve Grand), “Kodra e Kokonozëve”, rruga “Pasho Hysi’, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Pallate pranë Oxhakut te shkolla e Bashkuar, Porcelani, Zona Farkë Zona rreth “Qytetit Studenti”, Zona pranë ish-Uzinës Traktori, Shkozë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat