Policia e Durrësit ka arrestuar 4 shtetas dhe ka proceduar penalisht 1 tjetër pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin duke përdorur viza turistike gjermane të dyshuara të falsifikuara.
Mësohet se në kuadër të operacionit policor të koduar "Pritësi", u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. H., shtetas gjerman, për veprat penale "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave";
A. A., 58 vjeç, shtetas palestinez, M. H., 33 vjeç, M. K., 46 vjeç, shtetas sirian, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave".
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja R. F., 37 vjeçe, shtetase siriane, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave".
"Këta shtetas kanë tentuar të kalojnë kufirin duke përdorur viza turistike gjermane të dyshuara të falsifikuara, me anë të ndihmës së shtetasit A. H., në Pikën e Kalimit Kufitar Porti i Durrësit, në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë," informon policia.
Operacioni u zhvillua nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.