Shtëllungat e tymit ngrihen prej ditësh mbi qytetin e Laçit ku po digjet një fushë e vjetër mbetjesh urbane.
As reshjet e shiut e as zjarrfikësit nuk i kanë vënë dot flakët nën kontroll në këtë vendgrumbullim të cilit dyshohet se i është vënë zjarri me qëllim.
Sipas Benard Palaj, Drejtor i planifikimit te kontrollit e zhvillimit territorit në bashkinë Kurbin nuk rrezikohen banesa apo pyje.
Në këtë fushë nuk depozitohen mbetje prej 3 vitesh dhe nuk dihet ende kush ia vuri flakën plehrave të vjetra në qytetin e Laçit.