Balla i drejtohet Bashës: Nuk kërkove mocion me debat për progres-raportin e KE-së. Do ta kërkojmë vetë

Shqipëria

Balla i drejtohet Bashës: Nuk kërkove mocion me debat për progres-raportin e KE-së. Do ta kërkojmë vetë

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 18:02
Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla këtë të hënë deklaroi se socialistët do kërkojnë një mocion me debat progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Në fjalën e tij në Kuvend, Balla duke iu drejtuar kreut të PD-së Lulzim Basha tha se progres-raporti i vitit 2021 është më i miri që ka pasur Shqipëria.

Sipas tij, kurrë më parë nuk është thënë se Shqipëria ka vazhduar të konsolidojë të gjitha reformat që e çojnë vendin drejt Bashkimit Europian.

Balla tha se vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat.

“Ne do të kërkojmë mocion me debat për progres-raportin. Nëse nuk e bëni ju, bujrum ta bëjmë ne.  Z. Basha, progres raporti i vitit 2021 është më i miri që ka pasur Shqipëria. Kurrë më parë nuk është thënë që Shqipëria ka vazhduar të konsolidojë të gjitha reformat që e çojnë drejt Bashkimit Europian, i ka përmbushur të gjitha kriteret për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare për negocitat. Të gjitha detyrat e lëna për reformën në drejtësi konsiderohen si të plotësuara nga Qeveria“, tha Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat