Në “Drejt” nga Luan Rama, eksperti i ekonomisë Pano Soko u shpreh se edhe pse ai ka bërë një kallëzim për inceneratorin e Fierit në SPAK, akoma nuk është marrë një përgjigje.
Soko: Ne kemi bërë denoncim për inceneratori në Fierit në SPAK, por akoma nuk kemi marrë një përgjigje. Halli më i madh këtu është pandëshkueshmëria.
Këtu është krijuar një kulturë e tillë, që kap çdo gjë të mundshme, lidhur me çdo aset për të prodhuar para.
Askush nuk ka pasur pendesë për atë që mund të sjellë më pas. Është shfrytëzuar toka, uji, plehrat dhe çdo gjë tjetër. Problemi kryesor është që çdo gjë që mund të shfrytëzuar, është shfrytëzohet. Në mandatin e dytë ka qenë një fazë shkatërrimtare.