Ndërpritet për disa minuta energjia elektrike në Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Pavarësisht shkëputjes, mbledhjet kanë vijuar normalisht.
Si për ironi, në momentin e ndërprejes së dritave, në zyrat e Kuvendit po diskutohej lidhur me investimet në rrjet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. I pranishëm është edhe vetë administratori i OSHEE-së, Ardian Çela.
Nuk kanë munguar batutat e deputetëve që e kanë marrë me sportivitet situatën e krijuar.