Helmimet në Krujë, Jakaj: Institucionet reaguan vonë

Shqipëria

Helmimet në Krujë, Jakaj: Institucionet reaguan vonë

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 16:23
Besnik Jakaj

Mjeku Besnik Jakaj, situatën e krijuar në Krujë ku janë helmuar mbi 300 qytetarë e konsideron hipotetike.

I pyetur se si mund të trajtohen pacientët, mjeku shprehet se aktualisht duhet të bëhet një trajtim simptomatik.

Ai shton se pacientët duhet të trajtohen në bazë të shenjave që kanë.

Besnik Jakaj: Ne jemi në një situatë hipotetike që shkaku kryesor mund të jetë uji, por mund të ketë edhe arsye të tjera. Gjithmonë është trajtim simptomatik. Në varësi që shfaq qytetari i hospitalizuar duhet të bëjë trajtim simptomatik në bazë të shenjave që ka. Barnat të përdoren në spital për të stabilizuar gjendjen emergjente.

Mjeku theksoi se është e rëndësishme hetimi i plotë duke qenë se gjetja e shkaqeve që kanë çuar në helmimin e qytetarëve, do të ndihmojë që të bëhet edhe mjekimi i tyre.

Besnik Jakaj: Është shumë e rëndësishme hetimi i plotë i shkaqeve  se nga ka ardhur në mënyrë që të bësh edhe mjekimin e plotë. Duhet të dish shkaqet dhe arsyet që ka shkaktuar këtë helmim. Kjo situatë është shumë alarmante, kërkon vëmendje të jashtëzakonshme

Ai shton se institucionet përkatëse kanë reaguar shumë vonë në për situatën e krijuar.

Besnik Jakaj: Qytetarët që kanë nevojë për trajtim më të specializuar duhet të dërgohen në spitalin rajonal. Spitali I Krujës nuk ka kapacitet të mjaftueshme, ka dhe mungesa edhe në shërbime mjekësore. Thelbësore është vëmendja e institucioneve. Jemi shumë vonë në hetimet epidemiologjik, shumë vonë në masat reaguese nga Ministria për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Tashmë duhet një përqendrim profesional, serioz për të analizuar situatën dhe për të gjetur shkaqet.

Jakaj shton se në momentin që gjendet shkaqet gjenden dhe mundësitë e ndalimit të shkakut si dhe terapinë e duhur  për të trajtuar situatën.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat