Një mjet ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Turan në Korçë mbrëmjen e sotme, 26 tetor.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se mjeti ka humbur kontrollin duke u rrëzuar në kanalin nga ura e Turanit.
Drejtuesi i mjetit ka qenë i vetëm në makinë, ndërsa ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar drejt spitalit të Korçës për kontroll.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.