Kryeministri Edi Rama deklaroi se është i hapur për të dëgjuar propozimet e PD për vettingun në politikë dhe nëse ka argumenta bindës ta miratojnë atë.
Për mediat ai tha se në 2018 e ka refuzuar sepse propozimi ka qenë jobindës
“S’kam opinion sepse serioziteti mbi parimin që jemi gati të diskutojmë, qëndron nga këtu.
Nuk e themi dot fjalën e fundit në TV. Do ulemi në tryezë, do dëgjojmë, do themi ato që mendojmë do të marrim mendimet e ekspertëve, të fushës dhe do të arrijmë në konkluzione. Në mënyrë sa më civile.
Cilësia e demokracisë, e bashkëjetesës në një vend apo organizatë nuk varet nga sa shpesh biem dakord, por nga mënyra sesi nuk biem dakord,” tha Rama ndër të tjera.