Nesër paralajmërohet protestë për çmimin e karburanteve

Shqipëria

Nesër paralajmërohet protestë për çmimin e karburanteve

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Ditën e nesërme është paralajmëruar protestë kundër rritjes së çmimit të naftës.

Në një njoftim që po qarkullon në rrjetet sociale, të gjithë drejtuesve të automjeteve u bëhet thirrje që në shenjë proteste ditën e nesërme në orën 13:00 të fikin makinën në autostradën Tiranë-Durrës.

Kërkesa e drejtuesve të mjeteve është ulja e naftës në 140 lekë.

“Protestë! Fike makinën!,”-thuhet në lajmërimin e protestës.

Protesta vjen në një kohë kur çmimi i karburantit është rritur. Kujtojmë se pak ditë më parë janë zhvilluar protesta kundër rritjes së çmimit të produkteve të shportës.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat